Shënohet dita e Policisë Ushtarake, Shabani: Mirënjohës për disiplinën dhe profesionalizmin e treguar

Zëvendësministri i mbrojtjes Admir Shabani gjatë ditës së sotme mori pjesë në shënimin e ditës së policisë ushtarake në kuadër të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në fjalën e tij para të pranishmëve zëvendësministri Shabani shprehi e mirënjohjen tij të thellë për të gjithë pjesëtarët e Policisë Ushtarake, për profesionalizmin, disiplinën, përgjegjësinë dhe përkushtimin e tyre në përmbushjen e detyrave dhe në shërbim të sigurisë dhe institucioneve të vendit, shkruan Top24

URIME 29 TETORI – DITA E POLICISË USHTARAKE NË RMV!
Me rastin e 29 Tetorit, Ditës së Policisë Ushtarake, shprehim respektin dhe mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë pjesëtarët e Policisë Ushtarake, për profesionalizmin, disiplinën, përgjegjësinë dhe përkushtimin e tyre në përmbushjen e detyrave dhe në shërbim të sigurisë dhe institucioneve të vendit.
Urime Dita e Policisë Ushtarake! Suksese të vazhdueshme në detyrë, shëndet dhe mbarësi për të gjithë pjesëtarët dhe familjet e tyre!
Nderim për uniformën, respekt për detyrën!