Ronaldo nderon Messin: Një histori që do të mbetet përgjithmonë

Nuk mund të mungonte një mesazh i Cristiano Ronaldos për Lionel Messin, i cili luajti mbrëmjen e djeshme ndeshjen e fundit me fanellën e Argjentinës.

“Leo, për shumë vite ke përfaqësuar vendin tënd dhe ke shkruar një histori që do të mbetet përgjithmonë.

Ke të gjithë respektin tim për gjithçka që ke arritur me fanellën e Argjentinës.

Të përqafoj”, është mesazhi i yllit portugez në rrjetet sociale për “rivalin” e tij më të madh.

Messi dhe Ronaldo kanë rivalizuar për dy dekada në fushën e blertë, por gjithmonë duke treguar respekt për njëri-tjetrin.