Në orën 17:00, qytetarët do të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të kërkuar drejtësi për Arlindën dhe të gjitha gratë e vrara.
Protesta, e thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, do të vazhdojë me marshim drejt Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Prokurorial.
Zëri ynë do të dëgjohet. Shteti do të japë llogari”, thuhet në thirrjen e tyre.


