Prokuroria konteston ekspertizën për terapitë në “Onkologjia”

Prokuroria i konteston konkludimet e ekspertit të mbrojtjes Vlladimir Danillovski për terapinë e pacientëve onkologjikë gjatë marrjes së sotme në pyetje në Gjykatën themelore penale në Shkup ku vazhdoi gjykimi për rastin “Onkologjia”.

Në gjykimin i cili po zhvillohet ndaj ish-drejtorit të Klinikës për onkologji, Nino Vasev, dhe dy onkologëve, të akuzuar për mjekim të pandërgjegjshëm të pacientëve, Prokuroria parashtroi pyetje për dozimin dhe trajtimin e pacientëve konkretë onkologjikë me barëra dhe terapi për të cilat, siç theksoi eksperti, dekalrohet në ekspertizën e vet dhe thekson se janë dhënë në pajtim me protokollet evropiane dhe janë në drejtim të asaj të shihet profesionalizmi i këtij eksperti.

Eksperti në pjesën më të madhe të pyetjeve theksoi se ato janë pyetje onkologjike dhe se mbetet nëa të që e ka dhënë si mendim dhe në atë që e ka sqaruar në përgjigje.

Danillovski, për një pacient konkret tha se me terapinë e dhënë kontrolli dhe mbijetimi ishte 38 muaj, përderisa për një gjendje të tillë të pacientit, mbijetimi mesatar me terapi moderne sistematike ështël 16 deri 24 muaj.

Në ypetjen nëse e ka të njohur se ku në botë, në 30 vitet e fundit janë përdorur citostatikë në trajtimin e kancerit të mëlçisë, eksperti u përgjigj se nuk e ka të njohur.

I pyetur nëse e ka të njohur toksicitetin e terapisë së kombinuar, eksperti tha se nëse ka efekte të padëshiruara, të jjejtst duhet të dëshmohen, nëse me analiza toksike dhe parametra laboratorikë apo organe të dëmtuara, duke cekur se “secili medikament ka efekte të padëshiruara, jo vetëm medikamentet onkologjike”.

Prokuroria, kërkoi eksperti të arsyetojë në cilat protokolle zyrtare e bazon konkludimin e vet për përdorimin konkret të terapisë se është e drejtë.

I ypetur ta komentojë dhënien e terapisë konkrete onkologjike, eksperti Danillovski tha “këtë më së miri mund ta bëjë onkologu konkret, i cili ka pasë qasje të drejtpërdrejtë në gjendjen shëndetësore të pacientit”.

Avokati Bobi Spirkovski, mbrojtës i iish-drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev deklaroi për mediat se eksperti i mjekësisë ligjore ishte thirrur për të trajtuar çështjen kryesore lidhur me përgjegjësinë penale në rastin “Onkologjia”, konkretisht, nëse terapia e dhënë e përkeqësoi gjendjen e pacientëve apo shkaktoi vdekjen e tyre të parakohshme, dhe jo për t’u përfshirë në një debat profesional lidhur me zgjedhjen e barnave.

Sipas Spirkovskit, çështjet lidhur me atë se cili medikament duhej të ishte administruar u përkasin kongreseve mjekësore, e jo sallës së gjyqit ku përcaktohet përgjegjësia penale.
​
Ai gjithashtu e kontestoi pjesëmarrjen e mjekut Millan Ristovski si këshilltar teknik i Prokurorisë, duke akuzuar se një person që tashmë kishte parashtruar padi penale në polici kundër kolegëve nuk mund të ishte thelbësisht këshilltar objektiv në këtë proces.

Rastin e udhëheqë gjykatësja Snezhana Markovska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është prokurorja publike Maria Gjorgeva nga PTHP – Shkup.

Ish-drejtori i Klinikës për onkologji, Nino Vasev, dhe dy onkologë të tjerë – Simonida Cërvenkova dhe Dragan Jakimovski, të punësuar në Klinikën për radioterapisë dhe onkologji në Shkup, akuzohen për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor. Procedura u iniciua edhe kundër një onkologeje tjetër, të akuzuarës së dytë Meri Peshevska, e cila e pranoi fajin dhe gjykata e dënoi me dy vite burgim me kusht.

Aktakuza i ngarkon mjekët për vepra të rënda të vazhdueshme kundër shëndetit të njerëzve dhe mjekimit të pandërgjegjshëm, me ç’rast tek gjithsej 47 pacientë janë aplikuar terapi të papërshtatshme, me lëshime në dozim dhe pa vlerësim adekuat të gjendjes shëndetësore.