Një 38-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht dhe është kërcënuar me armë së bashku me djalin e tij.
Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur më 3 tetor 2026 rreth orës 19:30 para shtëpisë së tij në zonën e Bit Pazarit.
S.K. (38) ka deklaruar se para shtëpisë së tij kishte ardhur M.R. së bashku me tre persona të tjerë, pas çka M.R. dhe njëri prej personave e kishin sulmuar fizikisht dhe me sende të forta, ndërsa dy persona të tjerë kishin drejtuar pistoletë në drejtim të tij dhe djalit të tij.
Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.


