Nevil Dedes i shtohen forcat para sfidës historike

Egnatia do të ketë një muaj mjaft të ngjeshur. Kampionët e Shqipërisë jo vetëm do të luajnë në kampionat, por do të përfaqësojnë Shqipërinë në Europë. Aty ku ndeshja e 15 tetorit e gjen përballë Midtjilland në stadiumin “Air Albania”.

“Panorama Sport” mëson se Egnatia e ka grupin e plotë për herë të parë në këtë sezon. Nevil Dede është me forca të shtuara që do t’i nevojiten edhe për shkak të ngarkesës në kampionat.

Liderët e ekipit si Fernando, Bitri dhe Haime ndër të tjerë, kanë lënë plotësisht pas shqetësimet.

Kujtojmë ndërkohë se ndeshja e radhës do të jetë më 11 tetor.

Egnatia do të luajë në transfertën e Laçit. Kjo sfidë vlen për javën e gjashtë të Abissnet Superiore.