Një kamion është përfshirë nga zjarri pas një vetaksidenti të ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim të Prizrenit për Prishtinë, në zonën e Malishevës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për kp se rasti është raportuar rreth orës 12:10.
“Sot rreth orës 12:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku, vetaksident, në autostradë, në drejtimin Prizren-Prishtinë, në zonën e Malishevës. Në aksident është përfshirë një kamion, i cili pas aksidentit është përfshirë nga zjarri”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, nga ky aksident nuk ka persona të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit.
Policia po merret me rastin, ndërsa nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me shkaqet e vetaksidentit.


