Përplasje në PS për transferimin e Erion Veliajt në Fier, Bledi Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë

Transferimi i Erion Veliajt në Fier ka shkaktuar përplasje brenda Partisë Socialiste.

Sipas burimeve të gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, deputeti Bledi Çuçi i ka kërkuar llogari ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, për dokumentacionin që lidhet me transferimin e kryebashkiakut të Tiranës.

“Ku e ke letrën e transferimit? Duhej ta kishe marrë para se të hyje. Nëse nuk e ke, jep dorëheqjen!”, mësohet t’i ketë thënë Çuçi ministrit gjatë mbledhjes.

Çështja e transferimit të Veliajt ka rikthyer debatet mbi procedurat institucionale, kushtet e izolimit dhe përgjegjësinë e autoriteteve përkatëse. Sipas raportimeve, zhvillimet kanë nxjerrë në pah edhe tensione brenda radhëve të socialistëve.