Eksluzive ASH mban kongresin më 12 dhjetor!

Aleanca për Shqiptarët e drejtuar nga kryetari Arben Taravari po rrumbullakëson riorganizimin e strukturave politike të degëve dhe nëndegëve dhe njëherit po bëhen përgaditjet e fundit për kongresin e radhës. Sipas një burimi të besueshëm brenda ASH-së konfirmohet se data e kongresit do të jetë një nga dy datat 12 Dhjetor ose 19 dhjetor, shkruan Top24

“Ne jemi gati, janë përmbyllë pothuajse të gjitha riorganizimet në nivel vendi. Kryetari i komisionin Valbon Limani ka qenë tejet i përkushtuar dhe angazhimi i tij i sinqertë për këtë kauzë duket në sipërfaqe. Në mbledhjen e radhës të kryesisë vendoset dita e kongresit, që me gjasë do të jetë 12 dhjetor por është edhe një datë tjetër 19 dhjetor por sipas shumicës së kryesisë do të jetë 12 dhjetor” tha për Top24 një burim nga ASH-ja.

I njejti burim nuk bëri të ditur për Top24 nëse Taravari do të rikandidoj edhe për një mandat të dytë apo do të ketë kandidat të tjerë, ai u shpreh se tani për tani nuk mund të ndajmë më shumë informacione përshkak të riorganizimit të dy degëve të mbetura dhe të mbledhjes së ardhëshme ku edhe do të vendoset për datën e kongresit, tha burimi për Top24.