Për shkak të protestave, Italia përgatitet të dërgojë ushtrinë në Milano! Mbyllen dyqanet luksoze

Qeveria e Italisë do të dërgojë 500 trupa për të “mbrojtur Milanon”, pas dy ditësh trazirash gjatë të cilave demonstruesit u përleshën me policinë, plaçkitën dyqane dhe dëmtuan prona, ka deklaruar të hënën mbrëma zëvendëskryeministri, Matteo Salvini.

Vendosja e trupave pritet të përfshihet në një paketë masash sigurie, që do të miratohet në një mbledhje të qeverisë të parashikuar për të martën. Ky vendim vjen në një kohë kur dyqanet në qendër të Milanos mbyllën dyert më herët dhe mbuluan vitrinat me dërrasa, nga frika e shpërthimit të një vale të re dhune në kryeqendrën financiare të Italisë.

Fjalët po kthehen në veprime: edhe 500 ushtarë për të mbrojtur Milanon”, ka shkruar në rrjetet sociale Salvini, kreu i partisë së djathtë Lidhja, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës.

Shumica e dyqaneve në Via Montenapoleone, zonën luksoze të blerjeve në Milano ku ndodhen marka si Chanel, Tiffany dhe Dior, kishin hequr produktet nga vitrinat si masë paraprake.