NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet” njofton se uji në Shkup është plotësisht i sigurt dhe cilësor për pije.
“NP Ujësjellës dhe Kanalizimet – Shkup, me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve të qytetit të Shkupit, publikon raportin javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin e Kontrollit Sanitar.
Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 28.09.2026 deri më 02.10.2026 mori 200 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 200 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 45 pika matëse në Qytetin e Shkupit.
Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat JANË PËRPUTHUR me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, Nr. 183/18)”, thuhet në njoftimin e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet”-Shkup.


