Ka nisur protesta në Pejë për drejtësi për Arlinda Zekajn, vrasja e së cilës ka nxitur reagime të shumta në vend.
Në protestë kanë arritur edhe familjarët e Arlindës, ndërsa qytetarët dhe aktivistët janë mbledhur për të kërkuar drejtësi dhe llogaridhënie institucionale lidhur me rastin.
Protesta është organizuar nga iniciativa “Peja Nuk Hesht”, në bashkëpunim me QIKA-n dhe Rrjetin e Grave të Kosovës.
Përmes kësaj proteste, kërkohet që institucionet përgjegjëse të japin llogari për veprimet dhe mosveprimet e tyre, si dhe të ndërmerren masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.


