Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, dhe u.d. kryetari i Gjykatës Administrative, Burim
Sejdini, e nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit për lidhjen digjitale të Kuvendit të
Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjykatës Administrative. Ky Memorandum është
nënshkruar në përputhje me Planin për lidhjen digjitale të Gjykatës Administrative me
organet publike, Gjykatën e Lartë Administrative dhe personat juridikë dhe fizikë përmes platformës së duhur softuerike. Qëllimi i Memorandumit është të vendos kornizë për
bashkëpunimin e ndërsjellë për lidhjen digjitale (platforma softuerike për digjitalizimin
EPUS) në realizimin e kompetencave të përcaktuara të institucioneve.
Lidhja digjitale dhe shkëmbimi i të dhënave midis Kuvendit dhe Gjykatës
Administrative është vendosur dhe zbatuar në përputhje me rregullat në fuqi, përkatësisht:
Ligjin për kontestet administrative, Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative,
Rregulloren e Gjykatës, Ligjin për gjykatat, Ligjin për menaxhimin dhe shfrytëzimin
elektronik të shërbimeve, Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe në përputhje me
kompetencat e Kuvendit dhe Gjykatës Administrative, si palë nënshkruese të këtij
Memorandumi.
Memorandumi i përfshin proceset e mëposhtme: parashtrimin e padisë; ftesën për
t’iu përgjigjur padisë; dorëzimin e përgjigjes ndaj padisë dhe shkresave; përgjigjen ndaj
përgjigjes së padisë; dorëzimin e ftesave; dorëzimin e vendimit; dorëzimin e ankesës;
përgjigjen ndaj ankesës; dorëzimin e përgjigjes ndaj ankesës me shkresa; përgjigjen ndaj
përgjigjes së ankesës; dorëzimin e ankesës në Gjykatën e Lartë Administrative; dorëzimin
e vendimit të shkallës së dytë; dorëzimin e vendimit të shkallës së dytë palëve; dorëzimin e
shkresave shtesë për lëndën dhe dorëzimin e akteve të tjera për lëndën. Të gjitha këto
procese, lidhja digjitale e Kuvendit dhe Gjykatës Administrative do të përshpejtojë, lehtësojë dhe kontribuojë për punën më efikase të institucioneve nga njëra anë dhe ushtrimin më
efikas të të drejtave të personave fizikë dhe juridikë të përcaktuar me ligj.
Në zbatimin e këtij Memorandumi, palët nënshkruese do t’i zbatojnë standardet më
të larta të sigurisë në përputhje me legjislacionin nacional dhe do të respektojnë
konfidencialitetin e të dhënave dhe informacioneve që janë lëndë e shkëmbimit.
Memorandumi do të jetë lëndë e analizës së vazhdueshme të përbashkët, si dhe
ndryshimit të mundshëm shtesë në përputhje me nevojat e palëve nënshkruese, me qëllim
të avancimit të bashkëpunimit.


