Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp me ministren e Arsimit, ka folur për protestën e zhvilluar në Tiranë, duke komentuar pjesëmarrësit në tubim, numrin e të lënduarve dhe reagimin e policisë.
Sipas Ramës, një pjesë e të rinjve të përfshirë në protestë nuk janë studentë apo nxënës, por persona të maskuar, të cilët, sipas tij, janë paguar dhe sjellë nga periferitë për të sulmuar policinë dhe për të krijuar frymë terrori.
‘Të rinj të maskuar, të paguar dhe të sjellë nga periferitë për të sulmuar policinë dhe për të krijuar frymën e terrorit.
Jemi rreth 200 policë të lënduar dhe rreth 80 protestues të lënduar.
Në Spanjë, 883 protestues dhe vetëm 33 policë kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. Në Gjermani, 130 protestues dhe 34 policë kanë marrë ndihmë mjekësore.
Kjo është një listë e ushtrimit joproporcional të forcës nga ana e policisë dhe shtetit në raport me protestuesit.
Monopolin e forcës në demokraci e ka shteti. Vetëm shteti mund të ushtrojë forcë dhe ka të drejtë ta ushtrojë atë në mënyrë joproporcionale.’tha Rama.


