Momente tensioni edhe gjatë hyrjes Donika Gërvallës në Kuvend

Momenti kur Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla arriti në Kuvendin e Kosovës, u përcoll me tension jashtë objektit, ku po qëndrojnë protestuesit.
Gërvalla nuk ishte e pranishme kur deputetët shqyrtuan dhe me 91 vota për miratuan Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në pamjet e mëposhtme shihet se si qytetarët vazhdojnë të gjuajnë mjete piroteknike edhe gjatë kohës kur Gërvalla futet në Parlament.