Misteri i kafkës së zhdukur të Pancho Villas

Revolucionari meksikan Pancho Villa ishte një figurë njëkohësisht e nderuar dhe e frikshme. Jeta e tij u kthye në burim legjendash, ndërsa historitë e çuditshme rreth vdekjes së tij vazhduan për dekada. Më shumë se një shekull pas varrimit të tij, mbetet ende një mister: ku ndodhet kafka e tij dhe pse u vodh?

Jeta e Pancho Villas

ImageSipas Encyclopedia Britannica, Pancho Villa lindi në vitin 1878 në Durango të Meksikës, në një familje punëtore. Mbeti jetim në moshë të re dhe, pasi vrau një burrë që kishte sulmuar motrën e tij, u arratis në male, ku kaloi vitet e rinisë si kaçak.

Në vitin 1910 iu bashkua kryengritjes së Francisco Maderos kundër diktatorit Porfirio Díaz. Ai u ngrit shpejt në rangje, u bë komandant dhe krijoi divizionin e tij. Pas revolucionit, vazhdoi të shërbente në ushtri.

Gjatë rebelimit të Pascual Orozcos, gjenerali Victoriano Huerta e dënoi me vdekje, por Madero e zbuti dënimin dhe e burgosi. Villa u arratis në SHBA, por pas vrasjes së Maderos u kthye në Meksikë dhe krijoi ushtrinë e tij, División del Norte, me mijëra luftëtarë.

Në vitin 1913 u rebelua kundër Huertas, tashmë diktator, dhe fitoi disa beteja. Po atë vit u bë guvernator i Chihuahua-s. Një vit më vonë, ai dhe revolucionari Venustiano Carranza mposhtën Huertan.

Marrëdhëniet mes Villas dhe Carranzas u prishën shpejt. Pas disa betejash, Villa kreu sulme ndaj shtetasve amerikanë në Chihuahua dhe New Mexico. Presidenti amerikan Woodrow Wilson dërgoi gjeneralin John J. Pershing në Meksikën veriore për ta ndaluar.

Villa vazhdoi luftën, duke përfituar nga njohja e jashtëzakonshme e terrenit. Pas rrëzimit të Carranzas, ai u fal dhe u tërhoq në Chihuahua, duke lënë pas politikën.

Në vitin 1923, ndërsa po kthehej në shtëpi në Parral, Villa u vra në makinën e tij nga shtatë persona të armatosur. Sipas një versioni, fjalët e tij të fundit ishin: “Mos lejoni që të përfundojë kështu. Thojuni se doja të thosha diçka.”

Kafka e zhdukur

ImageVilla qëndroi i varrosur për tre vjet. Në shkurt të vitit 1926, kujdestari i varrezave në Parral zbuloi se varri ishte dëmtuar dhe trupi ishte gjymtuar dhe i kishte këputur koka. Kafka ishte zhdukur.

Edhe sot nuk dihet kush e vodhi. Një ushtar amerikan, Emil Holmdahl, u arrestua në lidhje me krimin, por u lirua për mungesë provash.

Më pas u përhapën teori të shumta. Njëra pretendon se kafka iu dorëzua Prescott Bushit, gjyshit të presidentit George W. Bush, gjatë lidhjes së tij me shoqërinë sekrete Skulland Bones në Yale. Një tjetër teori thotë se shkencëtarë amerikanë urdhëruan vjedhjen për të studiuar trurin e Villas dhe për të zbuluar sekretin e aftësive të tij ushtarake.

Ka edhe shumë versione të tjera, por asnjë nuk është provuar. Më shumë se 100 vjet pas vdekjes së Pancho Villas, jo vetëm që mbetet misteri se kush ia mori kafkën, por edhe pyetja më e rëndësishme: ku ndodhet ajo sot?