Ministri i Jashtëm i Iranit: Netanyahu po e fut SHBA-në në luftë për të shmangur burgun

Ministri i Punëve të Brendshme Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, akuzoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, se po përpiqet të përfshijë SHBA-në në një luftë tjetër me Iranin, me qëllim që të shmangë burgosjen.

Araghchi reagoi ndaj deklaratave të Netanyahut kundër Iranit nëpërmjet llogarisë në rrjetet sociale X.

Ministri iranian deklaroi: “Netanyahu po e tërheq SHBA-në në një luftë të re për të shmangur burgun, duke injoruar pasojat e mundshme për Izraelin dhe Presidentin e SHBA-së”.

Araqchi, duke argumentuar se Irani doli më i fortë nga sulmet e mëparshme “të dizajnuara për të përfunduar punën”, deklaroi: “A doni ta provoni përsëri fatin tuaj? Vazhdoni. Por kini kujdes; edhe ne kemi punë të papërfunduara”.

Sipas mediave vendase, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke pretenduar se zgjedhjet që do të mbahen më 27 tetor janë me “rëndësi ekzistenciale”, preku çështjen e “përmbysjes së regjimit iranian” në doktrinën e tij të shpallur të sigurisë.

Duke pretenduar se “ekonomia në përkeqësim e Iranit po rrit presionin publik dhe mund të shkaktojë protesta të reja”, Netanyahu deklaroi: “Plani ynë është një plan shumë gjithëpërfshirës dhe i vendosur për të sjellë rrëzimin e regjimit. Ky është udhëzimi që u kam dhënë të gjitha agjencive të sigurisë.”