Ministri Hoxha prezanton në kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Muhamet Hoxha gjatë ditës së sotme ka prezantuar në kuvend ndryshimet në ligjin për Mjedisin Jetësor. Ky ligj sipas ministrit Hoxha, është harmonizim me legjislacionin e BE-së, përmes përfshirjes së Direktivës 2014/52/BE, e cila përmirëson vlerësimin e ndikimit në mjedis, shkruan Top24

Sot në Kuvend prezantova ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor. Qëllimi është harmonizimi me legjislacionin e BE-së, përmes përfshirjes së Direktivës 2014/52/BE, e cila përmirëson vlerësimin e ndikimit në mjedis.
Që nga viti 2014 askush nuk i ka bërë këto ndryshime të nevojshme, të cilat janë të një rëndësie të madhe për rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, por mbi të gjitha janë të rëndësishme për mjedisin tonë.
Me këto ndryshime, në vlerësimin e ndikimeve merret parasysh edhe ndikimi klimatik, përforcohet mbrojtja e biodiversitetit dhe përmirësohet sistemi për masa shtesë parandaluese në projektet që lidhen me rreziqet nga fatkeqësitë natyrore.
Publiku do të ketë qasje elektronike në informacionet mjedisore, duke rritur transparencën. Me të gjitha këto ndryshime pres një përmirësim të ndjeshëm të gatishmërisë së sistemit për mbrojtjen e mjedisit.