Kuvendi, në seancën e tij të 122-të, miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të Prokurimeve Publike, të cilat parashikojnë zgjidhje për modernizimin e sistemit të prokurimeve publike, rritjen e transparencës dhe konkurrencës, si dhe për shfrytëzimin më efikas dhe më të përgjegjshëm të mjeteve publike.
Ndryshimet rezultojnë nga përvojat e deritanishme në zbatimin e këtij ligji, nevoja për harmonizimin e tij me kushtet aktuale ekonomike, si dhe nga prioritetet reformuese të përcaktuara në Agjendën reformuese dhe Planin e rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.
Me ndryshimet ligjore gjithashtu përforcohet digjitalizimi i furnizimeve publike duke zgjeruar kompetencat e Byrosë së Furnizimeve Publik për shfrytëzimin e pajisjeve dhe zgjidhjeve moderne dixhitale të bazuara në inteligjencën artificiale. Qëllimi është monitorimi më efikas i procedurave, njohja në kohë e risqeve dhe parandalimi i abuzimeve të mundshme. Gjithashtu, krijohet baza juridike për vendosjen e servisimit të faqes së internetit dhe shkëmbimit automatik të të dhënave me institucionet e tjera dhe subjektet përkatëse.
Me qëllim të rritjes së transparencës, vendoset detyrimi për publikimin e njoftimit për transparencë paraprake vullnetare në procedurat e negociimit pa publikimin e shpalljes në rastet e përcaktuara me ligj. Kjo mundëson qasje më të gjerë të publikut dhe operatorëve ekonomikë në informacion dhe njëkohësisht thjeshton disa procedura administrative.
Ndryshimet përfshijnë edhe profesionalizimin e kuadrit përmes vendosjes së sistemit të përsosjes së vazhdueshme profesionale të zyrtarëve të prokurimeve publike, në vend të ricertifikimit periodik përmes dhënies së sërishme të provimit.
Po ashtu, u krye harmonizimi i pragjeve të vlerave për zbatimin e ligjit me kushtet ekonomike dhe rritjen e shpenzimeve, si dhe rishikimin e kompensimeve për procedurat ankimore, me parimin e mbrojtjes ligjore të arritshme dhe efikase.
Ndryshimet ligjore të miratuara paraqesin një pjesë të aktiviteteve reformuese më të gjëra për modernizimin e sistemit të prokurimeve publike dhe harmonizimin e tij me standardet evropiane. Qëllimi kryesor është transparenca më e madhe, konkurrenca më e fuqishme dhe menaxhimi më efikas i mjeteve publike, në interes të institucioneve dhe qytetarëve.


