E frikshme/ Babai harron fëmijën mbi makinë e vijon rrugën, ja pamjet!

Një ngjarje e pazakontë por dhe e frikshme është regjistruar në Meksikë. Një burrë shihet duke ngarë makinën ndërsa kishte harruar karrocën e fëmijës në tavan.

Në videon që qarkullon në rrjetet sociale ndjehen të qarat e fëmijës, i cili shpëtoi pa pësuar lëndime falë ndërhyrjes së një motoçiklisti dhe këmbënguljes së kalimtarëve që u përpoqën të ndalonin shoferin. Ngjarja ndodhi në zonën Ávila Camacho, në qytetin Torreón. Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë shportën me foshnjën mbi makinë, ndërsa automjeti është në lëvizje. Një motoçiklist, i cili ishte dëshmitar i situatës, nisi t’i binte borisë dhe të bërtiste për të tërhequr vëmendjen e shoferit dhe për ta paralajmëruar që të ndalonte. Megjithatë, burri duket se nuk i dëgjon thirrjet dhe vijon udhëtimin, derisa në një moment ndalon dhe fut karrocën brenda në makinë.