Se cilat do të jenë faturat, varet kryesisht nga çmimi me të cilin Elektro Ekonomia do t’ia shesë energjinë elektrike të gjeneruar EVN HOME, si dhe pranimit të kostove të kompanive energjetike. “Çmimi i energjisë elektrike për familjet do të mbetet i pandryshuar deri në fund të vitit, ndërsa Qeveria do të luftojë që ajo të mbetet e njëjtë edhe pas 1 janarit”, deklaroi kryeministri Mickoski.
Komisioni Rregullator i Energjisë në fund të vitit 2025 vendosi që çmimi i energjisë elektrike në bllokun e parë të rritej me 2.45 për qind nga 1 janari 2026. Për bllokun e dytë, rritja përfundimtare ishte 2.87 për qind, ndërsa për bllokun e tretë, rritja e çmimit arriti 3.32 për qind. Rregullatori atëherë kumtoi se 63.86% e familjeve kanë konsum vetëm në bllokun e parë dhe me tarifë të lirë. Kjo është 517.400 familje. Njëherësh 20.97 për qind ose 169.900 familje kanë konsum në bllokun e parë dhe të dytë, dhe 1.73% e familjeve kanë konsum në tre blloqet. Për vitin 2027, se cilat do të jenë faturat varet kryesisht nga çmimi me të cilin Elektro Ekonomia do t’ia shesë energjinë elektrike të gjeneruar EVN HOME, si dhe pranimit të kostove të kompanive energjetike.
Çmimi i energjisë elektrike për familjet do të mbetet i pandryshuar deri në fund të vitit, ndërsa Qeveria do të luftojë që ajo të mbetet e njëjtë edhe pas 1 janarit duke pasur parasysh ngjarjet globale që kanë lëvizur tregjet e aksioneve, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Tani dihet, se aktualisht se nuk do të ketë ofertë nën 65 euro për megavat orë, çmimi me të cilin Elektro Ekonomia ua shet energjinë elektrike familjeve. “Në këto kushte, siç janë sot në bursa, 65 është tre herë më e ulët se ajo që paguajnë qytetarët në fqinjësi dhe Evropë. Ne do të luftojmë që të mbajmë të njëjtin çmim për qytetarët. Në fakt, po e bëjmë këtë në tre periudha rregullatore. ‘AD ESM’ nuk është e vetmja që kërkon nivelim të çmimeve, ka edhe disa kompani të tjera, është operatori, është distributori, pra kompania private EVN. Ndoshta duhet t’i pyesni se si do të sillen”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
Kryeministri nuk pajtohet me pikëpamjen se çmimi i energjisë elektrike varet kryesisht nga ESM. Ai u përgjigj se nuk do të ofrohet asnjë çmim më i ulët se 65 euro, duke shtuar se nuk janë planifikuar ndryshime në blloqet e tarifave të energjisë elektrike.
Ekspertët tregojnë se faktorët kryesorë për stabilitetin në periudhën e ardhshme do të jenë prodhimi vendas i energjisë elektrike, çmimi i energjisë elektrike në bursat rajonale dhe kostot e importimit të energjisë gjatë sezonit të ngrohjes. Qeveria siguron se kapacitetet energjetike të vendit janë gati të përballojnë dimrin e ardhshëm pa kufizime dhe me përdorimin maksimal të qymyrit dhe energjisë hidroenergjetike vendase, gjë që do të zvogëlonte varësinë nga importet e shtrenjta. Në çmimin e rrymës ka shumë komponentë, ndër të cilat dhe shpenzimet e lidhura me transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike. Përcaktimi i çmimit merr parasysh kërkesat për më shumë kompani nga sektori i energjisë, nga ana e Komisionit Rregullator.
Për më tepër, mund të kemi ndikim të madh edhe nga çmimet e rajonit dhe të energjisë evropiane. ESM do të duhet të furnizojë vetëm 70 në vend të 100 për qind të energjisë elektrike të nevojshme nga familjet, ndërsa vlerësohet se kostoja përfundimtare do të varet se nga do të blihen ato 30 për qind e mbetura dhe me çfarë çmimi. “Çmimi i energjisë elektrike për qytetarët do të varet së pari nga 70 përqindëshi i ESM-së, nëse do të jenë me të njëjtin çmim si aktualisht , apo do të jenë me një çmim të reduktuar në varësi të kostos së tyre të prodhimit, por edhe si dhe kur do të blihen 30 përqindëshi tjetër”, thonë ekspertët.
Aktualisht, çmimi i energjisë elektrike nga termocentralet shtetërore për Furnizuesin Universal EVN Home është 65 euro për megavat orë.”AD ESM” duhet të paraqesë një ofertë të re deri në fund të nëntorit. Nga kompanitë e tjera të energjisë, Operatori Kombëtar i Tregut të Energjisë Elektrike MEMO nuk kërkon korrigjim, “Elektrodistribucija” nuk ka specifikuar një çmim të ri për shërbimin, ndërsa “ESM Energetika “kërkon një rritje. Në periudhën e kaluar, energjia elektrike është tregtuar me çmime nga 200 deri në 300 euro për megavat orë.
Të martën më 20 tetor në bursa çmimi ka pasur luhatje prej 300 euro në Bullgari, 196 euro në Gjermani, 212 euro në Francë, 247 euro në Greqi, 271 euro në Kroaci, 326 euro në Hungari, 317 euro në Serbi, 260 euro në Slloveni.


