Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot, me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, përuroi repartin „Meshkuj 2″, tërësisht të rikonstruktuar, në Institucionin Shëndetësor Publik – Spitali Psikiatrik Shkup (Bardovcë).
Eeparti ka një sipërfaqe prej rreth 600 m², ndërsa për rikonstruktimin e tij janë ndarë 300.000 euro.
„Para katër dekadash, gjatë studimeve të mia, një nga dy përvojat më të vështira për mua ishin kushtet çnjerëzore në institucionet psikiatrike. Po punojmë që kjo të ndryshojë”, deklaroi ministri Klekovski.
Me spitalin është rënë dakord që buxheti bazë të përfshijë mjete për rikonstruksione të vazhdueshme, pasi kjo është e nevojshme për institucionet psikiatrike, të cilat për dekada kanë funksionuar në kushte të papërshtatshme
Më parë janë rikonstruktuar të gjitha repartet në Spitalin Special Psikiatrik Negorci, si dhe një pjesë e Klinikës së Psikiatrisë në Shkup, ndërsa në vijim do të rikonstruktohet Spitali Psikiatrik në Demir Hisar.
Ministri Klekovski theksoi se kujdesi për shëndetin mendor nuk kufizohet vetëm në përmirësimin e kushteve në spitale. Që nga viti i kaluar, mjekët amë kanë një objektiv parandalues për zbulimin e hershëm të depresionit te të rinjtë. Vitin e ardhshëm, Ministria e Shëndetësisë planifikon të fillojë zbatimin e një projekti për qendra të shëndetit mendor për të rinjtë.




