Kasami dhe deputeti Azizi në Rediovcë me Jakup Huseinin

Kandidati për kryetar të Komunës së Bogovinës, Jakup Huseini, së bashku me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasamin, dhe deputetin Adnan Azizi, zhvilluan një takim me banorët e Radiovcës, ku u pritën me entuziazëm dhe mbështetje të madhe.

Gjatë takimit, Huseini theksoi se atmosfera zgjedhore po bëhet gjithnjë e më e fuqishme dhe se mbështetja për kandidaturën e tij po rritet në prag të zgjedhjeve të 18 tetorit.

“Si çdo vend, edhe në Radiovcë ndihet aroma e fitores!”, u shpreh Huseini, duke vlerësuar pritjen e ngrohtë të banorëve dhe duke theksuar se kjo përkrahje i jep edhe më shumë motiv për të vazhduar garën.

Ai gjithashtu nënvizoi se numri 4 po shndërrohet në simbol të ndryshimit për Bërvenicën, ndërsa falënderoi banorët e Radiovcës për mikpritjen dhe mbështetjen e treguar.

Me mesazhin “Bashkë drejt fitores”, Huseini dhe përfaqësuesit e VLEN-it synojnë të vazhdojnë takimet me qytetarët, duke përcjellë mesazhin e ndryshimit dhe të një të ardhmeje më të mirë për komunën.