Juventus do të vijojë me Luciano Spallettin, por besimi ndaj toskanit tashmë është me kohë të kufizuar. Trajneri i Zonjës së Vjetër do të qëndrojë për momentin në pankinë edhe pse drejtuesit e klubit i kërkojnë të gjejë zgjidhje për të ndryshuar situatën.
Humbja e rëndë në Allianz Stadium kundër Lazios mund të ketë përcaktuar një para dhe një pas në aventurën bardhezi të Spallettit që prej 1 viti punon në Torino dhe rrallëherë ia ka dalë t’i tregojë publikut dhe tifozëve gjurmën që do të kishte dashur të linte që në fillim kur bëri prezantimin teksa tha se beson deti të titulli kampion.
Edhe pse për momentin Juventusi nuk ka ndërmend të vërë në dyshim pozicionin e Spallettit, tashmë kanë filluar të qarkullojnë emrat e pasuesit të tij të mundshëm dhe në krye është idhulli i tifozerisë bardhezi, Antonio Conte. Vetë Spalletti nuk ka ndërmend të heqë dorë edhe për faktin se zgjodhi të marrë drejtimin e Juventusit me një kontratë të parë 8 mujore me dëshirën për të rilindur pas aventurës së hidhur me kombëtaren italiane. Për Luciano Spallettin nuk mbyllet këtu, por duhet me çdo kusht një ndryshim i kursit.


