Steven Gerrard hapi një prej debateve më të mëdha të futbollit anglez përmes një pohimi sa të fortë aq edhe të papritur. Ish mesfushori legjendat i Liverpool e konsideron Harry Kane, si ndoshta futbollistin më të mirë anglez që ka ekzistuar ndonjëherë.
Ish kapiteni i The Reds nuk i kurseu elozhet në drejtim të sulmuesit të Bayernit të Mynihut që tashmë është edhe shënuesi më i mirë në historinë e kombëtares angleze dhe një prej sulmuesve më vendimtarë në futbollin evropian në dekadën e fundit
Deklaratat e Gerrard gjetën shumë shpejt jehonë në Angli ku emra të tillë si Bobby Charlton, Gary Lineker, Alan Shearer, Wayne Rooney apo David Beckham zënë një vend të veçantë në çdo debat në lidhje me futbollistët më të mirë anglezë të të gjitha kohërave.
Vetë Declan Rice, rivali i Kane në fushë në sfidën e kësaj të mërkure nuk ka dyshuar në asnjë moment. ‘Për mendimin tim, është fituesi i qartë-ishin fjalët e Rice-besoj se statistikat e tij flasin vetë. Ky vit ka qenë i jashtëzakonshëm. Sigurisht, që ai konkurron me lojtarë të një niveli botëror. Kur luan me të, e kupton sa futbollist i mirë është. Kur luan kundër tij, shikon sa e vështirë është të përballesh me të’
Në të njëjtën kohë vetë Gerrard e tha qartë në deklaratat e tij. ‘Pres dhe kryqëzoj gishtat për të, që të marrë vlerësimin që meriton-ishin fjalët e legjendës së Liverpoolit.


