Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin drejt Turqisë të aktivistes politike Julide Yazici

Gjykata e Tiranës vendosi ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë. Aktivistja politike u arrestua më 4 gusht 2026 në Rinas, ndërsa udhëtonte nga Franca për në Shqipëri.

32-vjeçarja rezultoi se ishte në kërkim nga Interpol Ankaraja për qëllime ekstradimi, pasi kërkohet nga autoritetet turke për të vuajtur një dënim të mbetur prej 3 vjetësh, 5 muajsh e 22 ditësh, nga dënimi me 4 vjet burgim në total.

Aktivistja është dënuar për dyshimet për dhënie të ndihmës logjistike dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste.

Yazici e ka kundërshtuar ekstradimin, pasi rezulton se ka fituar statusin e azilantes nga autoritetet franceze.

Yazici rezulton se ka qenë pjesëmarrëse në protestat e Parkut Gezi në vitin 2013 kundër qeverisjes së presidentit Erdogan.