Policia nuk i lejon të kalojnë, përplasen me efektivët te Kryeministria Këlliçi dhe Blushi

Rreth orës 12-30 ka nisur marshimi i deputetëve demokratë nga selia e PD-së në bulevardin dëshmorët e kombit në mbështetje të studentëve protestues të cilët prej 19 ditësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Që në nisje të marshimit ka patur një përplasje mes policisë dhe deputetëve Belind Këlliçi dhe Tedi Blushi.

Policia i thotë të bëjnë pas pasi kanë një urdhër, ndërsa deputetët nuk pranojnë dhe kërkojnë të shohin urdhrin.

Belind Këlliçi: Hiqe dorën! Plehrë!

Policia: Prit pak!

Belind Këlliçi: Për çfarë i pengon njerëzit? Ça problemi ka, pse pengohen njerëzit?

Policia: Është perimetri i sigurisë.

Qytetari: Nga kush siguroheni? Nga kush keni frikë?

Belind Këlliçi: Dua të kaloj bashkë me zotërinë që është në biçikletë, në rrugë të vet.