Feti Abazi jep lajmin e shumë pritur: Po zgjidhet përfundimisht problemi i ujit të pijshëm në Siniçan

Kryetari i komunës së Bogovinës, Feti Abazi përmes një video postimi ka ndarë lajmin e shumëpritur nga banorët e fshatit Siniçan në këtë komunë ku kanë filluar punimet për zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm për këtë fshat. Pritja disa dekadëshe dhe sakrifica e banorëve të Siniçanit kështu po zgjidhet përfundimisht, shkruan Top24

“Një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të sistemit të ujit të pijshëm për Siniçanin!
Sot nënshkrova kontratën për kaptimin e ujit të pijshëm në vendbanimin Siniçan.
Rruga drejt sigurimit të ujit të pijshëm për Siniçanin ka qenë e gjatë dhe e mundimshme, por sot po bëjmë një hap konkret përpara.
Uji i pijshëm është një nga prioritetet kryesore të Komunës së Bogovinës. Nisim në Siniçan dhe shumë shpejt do të vazhdojmë edhe në vendbanimet e tjera. Për një nevojë themelore, për një jetë më të mirë!” shkruan kryetari i komunës Feti Abazi.