Orët e fundit në mediat spanjolle ka marrë një vëmendje të madhe përplasja e fortë mes presidentit të La Ligas, Javier Tebas dhe Realit të Madridit.
Tebas në një moment, bëri një paralelizëm mes tentativave të klubit Los Blancos përmes kanalit të tij televiziv Real Madrid TV për të diskretituar arbitrat me teknikat e përdorura nga Joseph Goennels, shefi i propagandës naziste.
Një paralelizëm që solli reagimin e fortë të klubit madrilen që kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Tebas nga posti i presidentit të ligës, një reagim që gjeti kundërpërgjigjen e Tebas përmes një postimi në X. ‘E gjithë kjo ka një emër, intimidim. Duan të shkatërrojnë kampionatin kombëtar’-thuhet ndër të tjerat në postimin e gjatë të Tebas
Në lidhje me këtë përplasje foli edhe Jose Mourinho në konferencën e tij për shtyp.
‘E keni kuptuar se cili është opinioni im-tha Mourinho-Tebas ka hyrë në një fushë ku ndjesa është e pranueshme vetëm nëse bëhet fjalë për një rast klinik. Tifozët e Realit të Madridit e kuptojnë mirë se çfarë duhet të përballojë skuadra. Edhe për prestigjin e madh që gëzon futbolli spanjoll jashtë vendit me Botërorin dhe klubet më prestigjioze…është më mirë që të ndalem këtu’.


