Daut Memishi: Shumë shpejt një çerdhe e re në Komunën e Tearcës

Pas përurimit sot të çerdhes “Foleja” në Përshefcë, kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka bërë të ditur se shumë shpejt Komuna do të ketë edhe një çerdhe tjetër.

Memishi, gjatë ceremonisë së hapjes së çerdhes “Foleja”, theksoi se ky është vetëm një hap i parë në drejtim të krijimit të kushteve më të mira për fëmijët dhe familjet e Komunës së Tearcës.

Ai premtoi se puna do të vazhdojë edhe më tej dhe se së shpejti do të realizohet edhe një projekt tjetër për ndërtimin apo hapjen e një çerdheje të re në territorin e komunës.

“Shumë shpejt do të kemi edhe një çerdhe tjetër në Komunën e Tearcës”, ka deklaruar Memishi.

Hapja e çerdhes “Foleja” në Përshefcë u realizua sot në prani të kryeministrit Hristijan Mickoski, ambasadorit të Bashkimit Evropian, Michael Rokas, ministrit Gjoko Velkovski dhe përfaqësuesve të tjerë.