Bojkot mësimit në gjimnazin “Partizani”, nxënësit i bashkohen revoltës studentore

Nxënësit e gjimnazit “Partizani” në Tiranë raportohet se kanë bojkotuar mësimin këtë të mërkurë, në një zhvillim që vjen një ditë pas protestës së studentëve dhe të rinjve në kryeqytet.

Pas tubimit të zhvilluar të martën, i cili vijoi deri në orët e vona të mbrëmjes, nxënësit e këtij gjimnazi kanë ndërprerë procesin mësimor, sipas raportimeve.

Deri më tani nuk ka detaje të mëtejshme mbi numrin e nxënësve që kanë marrë pjesë në bojkot apo mbi vijimësinë e tij.