Bislimi nga NPK-Tetova: Aksioni për pastrimin e qytetit në rrugën e banjës, apel për qytetarët!

Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë, Samet Bislimi ka ndarë pamje nga akisoni i sotëm i NPK-Tetova në rrugën e Banjës në Tetovë duke theksuar se në kuadër të planit aksional po zhvillohet kjo vazhdimësi e aksioneve për pastriminn e hapsirave në rrugën e banjës në Tetovë. Bislimi thekson se kjo pjesë gjatë këtij sezoni do të pastrohet një herë në javë ndërsa ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes me hedhjen e mbeturinave, shkruan Top24

“Pastrimi i zonës së Banjës së Tetovës aktualisht do të jetë një herë në javë për shkak se nuk ka fluks turistësh në këtë periudhë si gjatë sezonit verorë. Dua të përsëris apelin tim drejtuar të gjithë qytetarëve që mbeturinat të mos i hudhin gjithëandej por të kontribuojnë që këtë pjesë sidhe pjesët tjera ti mbajmë të pastërta bashkërisht. NPK-Tetova do të vazhdoj me kapacitete të plota tu përgjigjet kërkesave të qytetarëve po ashtu edhe të shërbej për një Tetovë të pastër” tha Samet Bislimi drejtor i NPK-Tetova.