Bërvenica të dielën zgjedh kryetarin e komunës, sot votojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm

Banorët e Komunës së Bërvenicës nesër do të votojnë për kryetar të komunës në zgjedhjet e parakohshme lokale, pas vdekjes së kryetarit të atëhershëm të komunës, Jovica Ilievski, më 23 qershor 2026, në moshën 58-vjeçare.

Sot, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), do të votojnë 88 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Nesër, vendvotimet do të hapen në orën 07:00 dhe votimi do të zgjasë deri në orën 19:00.

Në Listën Zgjedhore, në dhjetë vendbanimet e Komunës së Bërvenicës, janë regjistruar gjithsej 16.256 votues. Prej tyre, 449 janë në punë të përkohshme jashtë vendit, ndërsa në burg ose në paraburgim ndodhen nëntë votues.