Arkin Jahiji: Shkojmë në raundin e dytë me një diferencë prej 700 votash

Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji, ka bërë të ditur se gara zgjedhore vazhdon në raundin e dytë, me një diferencë prej 700 votash.

Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve dhe mbështetësve të tij, Jahiji ka theksuar rëndësinë e bashkimit dhe angazhimit të përbashkët për Bërvenicën.

Me sloganin “Bashkë për Bërvenicën”, kandidati synon të mobilizojë mbështetësit për sfidën e radhës zgjedhore, duke e cilësuar raundin e dytë si një mundësi të re për të çuar përpara vizionin dhe projektet e tij për komunën.

Gara tashmë hyn në një fazë të re, ku mbështetja e qytetarëve pritet të jetë vendimtare për rezultatin përfundimtar.