SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj J.T. nga rajoni i Tetovës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “mundësimi i përdorimit të drogave narkotike dhe substancave psikotrope” dhe “prodhimi dhe shpërndarja e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Siç bëhet e ditur në buletinin policor, më 22/23 tetor 2026, zyrtarët policorë kanë kryer kontroll në një objekt hotelierik në Tetovë, ku te i dyshuari kanë gjetur dhe sekuestruar 15 paketime me një substancë të bardhë në formë pluhuri.
Në objekt është gjetur edhe një person nga Tetova, i cili po përdorte substancën pluhur, të cilën paraprakisht ia kishte dhënë i dyshuari.


