Aksident i rëndë në rrugën Tetovë–Gostivar, katër të rinj nga Dibra përfundojnë në spital

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Tetovë–Gostivar, pasi një automjet “Audi” ka dalë nga rruga.

Sipas Policisë, katër persona nga Dibra janë lënduar, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Dy nga të lënduarit janë transferuar në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup për trajtim të mëtejshëm,” njoftoi MPB.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar.