Zenuni: Nuk do ta përçaj votën shqiptare dua të fitoj kandidati shqiptar!

Naser Zenuni nga Lidhja për Shqiptarët përmes një postimi në profilin e tij ka deklaruar se ai nuk do të kandidoj për kandidat për kryetar komune në komunën e Bervenicës me qëllim që të mos ndikoj në copëtimin e votës shqiptare. Zenuni në postimin etij shkruan se ai dëshiron të fitoj një kandidat shqiptarë, shkruan Top24

Të dashur miq,
Vendimi për të mos kandiduar në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës ka vetëm një qëllim: të mos kontribuoj në përçarjen e votës shqiptare dhe të mundësojmë fitoren e shqiptarëve.
Dua të demantoj informacionet se unë kam dalë në mbështetje të ndonjërit prej kandidatëve të propozuar. Ne, si Lidhja Shqiptare, jemi të interesuar që në fund të fitojë një kandidat shqiptar dhe veprimi ynë është i njëjtë me atë që kemi pasur edhe në të kaluarën, si në Bërvenicë ashtu edhe në komunat e tjera, ku fitorja shqiptare ka qenë më e rëndësishme se ajo partiake.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj.