Ekipi i Wolf Kickboxing MMA, i udhëhequr nga trajneri Naim Samiu ka shënuar një paraqitje të suksesshme në dy gara të rëndësishme të zhvilluara në Zürich të Zvicrës dhe Tiranë të Shqipërisë.
Në këto dy gara, klubi u paraqit me gjithsej 15 garues, duke arritur rezultate të shkëlqyera me 13 vende të para dhe 2 vende të dyta.
Rezultate të shkëlqyera në Zürich
Në garën e zhvilluar në Zürich, Wolf Kickboxing MMA mori pjesë me katër garues.
Arian Bajrami, Adyan Ajeti dhe Hamza Sadiki u renditën në vendin e parë, ndërsa Ardijan Baftjari zuri vendin e dytë.
Kështu, ekipi nga Zürichu u kthye me 3 medalje të arta dhe 1 medalje të argjendtë.
Dhjetë fitore në Tiranë
Suksesi vazhdoi edhe në Tiranë, ku Wolf Kickboxing MMA u përfaqësua me 11 garues.
Në vendin e parë u renditën Darin Arifi, Vullnet Alija, Syar Zulbehari, Nil Hamzi, Tian Tairi, Raonar Hamzi, Kanun Samiu, Jasmin Bilalli, Omer Hasani dhe Muhamed Imeri.
Ndërsa Andi Bajrami siguroi vendin e dytë.
Në total, nga gara në Tiranë, ekipi arriti 10 vende të para dhe 1 vend të dytë.
Mirënjohje për sportistët dhe prindërit
Nga Wolf Kickboxing MMA kanë shprehur falënderim për të gjithë sportistët për angazhimin, disiplinën dhe përkushtimin e treguar, si dhe për prindërit për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Me këto rezultate, ekipi konfirmon edhe një herë punën e vazhdueshme në përgatitjen dhe zhvillimin e sportistëve të rinj.
Wolf Kickboxing MMA vazhdon përpara, me synime të reja dhe rezultate të reja!



