Pas një nate të zjarrtë e me përballje gjigantësh, Champions League vazhdon sonte me gjashtë ndeshje të tjera në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës.
Në program janë disa duele që pritet të tërheqin vëmendjen e futbolldashësve, me përballjen Liverpool–Atletico Madrid në “Anfield” si një nga sfidat kryesore të mbrëmjes.
Liverpooli do ta nisë aventurën evropiane para tifozëve të tij, ku në “Anfield” do të përballet me Atlético Madridin.
Dueli është planifikuar të zhvillohet nga ora 21:00 dhe pritet të jetë një test i rëndësishëm për të dyja skuadrat që synojnë një start pozitiv në garën më prestigjioze evropiane.
Në të njëjtën orë, një tjetër përballje tejet interesante zhvillohet në Itali, ku Napoli pret Arsenalin. Skuadra angleze do të kërkojë ta nisë me rezultat pozitiv sezonin evropian, ndërsa napolitanët do të synojnë ta shfrytëzojnë faktorin fushë.
Më herët, nga ora 18:45, në fushë do të zbresin Barcelona dhe Feyenoord, ndërsa në takimin tjetër të kësaj ore Stuttgart do të përballet me Viking. Barcelona vjen me synime të qarta për një start të fortë, ndërsa Lamine Yamal është vetëm dy gola larg barazimit të rekordit për më së shumti gola në Champions League nga një lojtar deri në moshën 20-vjeçare.
Programi i mbrëmjes kompletohet me dy ndeshje të tjera që nisin në orën 21:00: Paris Saint-Germain – Slovan Bratislava dhe Sporting CP – Galatasaray.
Orari i plotë
18:45
Barcelona – Feyenoord
Stuttgart – Viking
21:00
Liverpool – Atlético Madrid
Napoli – Arsenal
Paris Saint-Germain – Slovan Bratislava
Sporting CP – Galatasaray


