UEFA cakton gjyqtarët, zbulohet trupa e arbitrave për Shqipëri-Bjellorusi

Shqipëria do të nisë këtë të shtunë aventurën në Ligën e Kombeve, teksa në stadiumin “Air Albania” do të përballet me Bjellorusinë. Sfida, e vlefshme për raundin e parë të Grupit 1 të Ligës C, do të startojë në orën 20:45.

UEFA ka përcaktuar edhe trupën e arbitrave që do të drejtojë këtë përballje. Gjyqtar kryesor do të jetë anglezi Sam Barrott, i cili do të asistojë nga Adam Nunn dhe Wade Smith.

Në rolin e gjyqtarit të katërt është caktuar Farai Hallam, ndërsa në sistemin VAR do të jetë Matthew Donohue. Paul Howard do të jetë arbitri përgjegjës në VAR.

Për Kombëtaren shqiptare kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë, pasi do të jetë sfida e parë zyrtare nën drejtimin e trajnerit të ri, Rolando Maran.

Pas përballjes me Bjellorusinë, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë të grupit në transfertë ndaj San Marinos. Kjo sfidë është programuar për të martën dhe do të nisë gjithashtu në orën 20:45.