Tika Camaj, fotomodelja me origjinë nga Tirana, pushtoi vëmendjen e të gjithëve gjatë Javës së Modës në Nju Jork me një veshje që sfidoi çdo limit të elegancës dhe guximit. E veshur me një fustan të shkurtër transparent, Tika tërhoqi sytë e publikut dhe zhvendosi gjithë fokusin mbi të.
Fustani i saj, i prerë mbi gju, nxirrte në pah linjat trupore perfekte që modelja shqiptare di si t’i vërë në dukje në mënyrë provokuese, të cilat kanë bërë të famshme në mbarë botën. Me një material të hollë, ai zbulonte më shumë nga ç’fshehte, duke krijuar një efekt magnetizues.
Komplementuar me aksesorë ngjyrë të kuqe, ndriçimi i saj u harmonizua në mënyrë të përsosur me ngjyrën e buzëve, çantën elegante dhe këpucët që e kompletonin me stil pamjen e saj të guximshme.
Gjithçka u përmbyll me syzet e mëdha, të cilat shtonin një element misteri dhe elegance. Tika, me flokët e saj të valëzuara në mënyrë natyrale, dukej sikur po drejtonte një film fantastik në rrugët e Manhattan-it.
Ky shfaqje ishte më shumë se sa një prezantim mode; ishte një deklaratë e fuqisë dhe bukurisë së femrës shqiptare në arenën ndërkombëtare të modës. Me siguri, Tika e bën të fortë imazhin e saj si një nga femrat më të sofistikuara dhe të guximshme në këtë industri.
Javët e modës janë gjithmonë një moment për të shkëlqyer, dhe Tika e përmbushi këtë detyrë me çdo hap që rrokulliste në atë mbrëmje të ndritshme. Me besim dhe stil unik, ajo vazhdon të dominojë prapatokën e modës. /InfoKosova/



