Parlamenti sot në kuadër të seancës së 94-të, nuk votoi për anëtarin e ri të Këshillit gjyqësor. Kryeparlamentari, Afrim Gashi informoi se materiali është tërhequr nga seanca.
Zgjedhja e anëtarit të Këshillit gjyqësor duhej të bëhej mes dy kandidatëve, të cilët i plotësonin kushtet dhe që e kaluan filtrin e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Procedura për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit gjyqësor pritet së shpejti të përsëritet.
Kuvendi sot po zhvillon vazhdimet e disa seancave. Në kuadër të seancës së 122-të plenarem miratoi disa ligje, kryesisht harmonizime me Ligjin për drejtuesit e lartë. Nga rendi i ditës u tërhoq propozimi për kryetarin dhe anëtarët e çmimit “Nënë Tereza”.
Deputetët miratuan ligjet për ndryshimin e Ligjit për përfaqësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut para Gjykatë Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të Ligjit për veprimtaritë komunale, të Ligjit për ndërtim, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për transportin në komunikacionin rrugor, ndryshimet e Ligjit për inspektimin sanitar dhe shëndetësor, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për masat kufizuese, të gjitha me procedurë të shkurtuar.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, informoi deputetët se propozuesi i ka tërhequr Propozimin e planit financiar të Komisionit rregullator për energjetikë, shërbime të ujit dhe shërbime për menaxhimin e mbeturinave komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2026 dhe Propozimin e vendimit për pëcaktimin e për qindjes së ndarjes nga të ardhurat e përgjithshme vjetore për financimin e funksionimit të Komisionit rregullator për energjetikë, shërbime të ujit dhe shërbime për menaxhimin e mbeturinave komunale të Republikës së Maqedoniës së Veriut për vitin 2026, të cilat ishin në rendin e ditës të seancës së 73-të.
Puna e Parlamentit vazhdoi me seancën e 100-të plenare dhe debatin për Raportin vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2025. Në rendin e ditës të kësaj seance janë edhe raportet e posaçme të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për gjendjet e konstatuara në financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve në komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për gjendjet e konstatuara në financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përsëritura për kryetarin e Komunës së Gostivarit, kryetarin e Komunës së Vrapçishtit, kryetarin e Komunës së Mavrovës dhe Rostushës dhe për kryetarin e Qendrës Zhupës – 2026.


