Kuvendi i Kosovës është konstituuar, ndërsa me përfundimin e procesit janë zgjedhur edhe katër nga pesë nënkryetarët e legjislativit.
Nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, nënkryetar u zgjodh Ardian Gola, ndërsa nga LDK-ja, Kujtim Shala. Nga komuniteti serb u zgjodh Tanja Vujoviq, ndërsa nga komunitetet joshumicë joserbe, Emilija Rexhepi.
Partia Demokratike e Kosovës mbeti pa nënkryetar, pasi bojkotoi seancën konstituive dhe pezulloi kandidaturën e Vlora Çitakut, duke bërë të ditur se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Pas përfundimit të votimit për nënkryetarët, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, konstatoi se Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar.
“Me këtë rast, konstatoj që Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar”, tha Haxhiu. /Klankosova.tv


