Rast i tmerrshëm dhune: Fëmija gjashtë vjeçar është sulmuar, zhveshur dhe filmuar në shkollë

Dje në orën 12:45 në DPB Koçan, një burrë 42-vjeçar nga Koçani raportoi se në dhomën e zhveshjes së sallës sportive të një shkolle fillore në Koçan, fëmija i tij gjashtë e gjysmë vjeç ishte sulmuar fizikisht, zhveshur dhe filmuar me orë inteligjente nga disa fëmijë të tjerë të mitur, më të mëdhenj se fëmija i tij.

Është njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale. Po merren masa për sqarimin e rastit, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.