Dhe papritur, Raphinha u shfaq si zgjidhja e madhe. Braziliani, i cili në dhjetor mbush 30 vjeç, është shndërruar në “killerin” e Barcelonës dhe në njeriun që po zgjidh problemin e golit në startin e këtij sezoni.
Paraqitja e tij e fundit, me një tjetër dopietë ndaj Feyenoordit në debutimin e Barcelonës në Champions League, konfirmoi se braziliani është kthyer në liderin e ri të skuadrës. Dhe kjo nuk lidhet vetëm me shiritin e kapitenit që i besoi trajneri Hansi Flick.
Raphinha ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë një asist në pesë ndeshjet e para të sezonit, duke u shndërruar në “9-shin” e ri të Barcelonës pas largimit të Robert Lewandowskit dhe Ferran Torresit, si dhe dështimit të transferimit të Julian Alvarez.
Braziliani po merr kështu një rol vendimtar në skuadrën katalanase, duke treguar se Barcelona ka gjetur brenda ekipit zgjidhjen për repartin ofensiv, në një kohë kur pritej që klubi të kërkonte një tjetër sulmues në merkato.


