Artisti dhe producenti nga Tetova, Rilind Alimani, ka sjellë një këngë kushtuar krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Përmes muzikës, Alimani përcjell një mesazh për figurat e UÇK-së, duke i kushtuar këngën Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Rilind Alimani është një emër i njohur në skenën muzikore nga Tetova. Ai merret me muzikë që nga fëmijëria dhe krahas këngës angazhohet edhe si producent.
Kënga e re vjen në një periudhë kur çështja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ka qenë në qendër të vëmendjes së opinionit shqiptar.


