Protestat organizohen nën moton “Jo në emrin tim”, ndërsa thirrjet për pjesëmarrje janë bërë për shqiptarët në diasporë, me qëllim kundërshtimin e vendimit të gjykatës dhe shprehjen e mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së, transmeton Klankosova.tv.
Tubimet janë paralajmëruar në disa qytete evropiane, përfshirë Londrën, Oslon, Grazin, Gjenevën, Trevison, Karlsruhen, Lindau dhe Shkupin.
Në Londër, protesta është planifikuar nga ora 15:00 deri në 18:00, në Richmond Terrace, ndërsa në Oslo tubimi pritet të mbahet nga ora 13:00 deri në 14:00 në Eidsvolls Plass.
Në Graz, protesta është paralajmëruar në Hauptplatz në orën 12:00. Në Gjenevë, tubimi do të zhvillohet në Place des Nations duke filluar nga ora 14:00.
Protesta janë planifikuar edhe në Treviso, në Piazza delle Istituzioni, nga ora 14:30 deri në 18:00, si dhe në Karlsruhe, në Marktplatz, nga ora 15:00.
Në Lindau, tubimi është paralajmëruar në Altes Rathaus, në Bismarckplatz, duke filluar nga ora 15:00.
Një protestë do të mbahet edhe në Shkup, në sheshin “Skënderbeu”, nga ora 14:00.
Në Nurnberg, organizatorët kanë paralajmëruar protestë në orën 14:00, me nisje nga Kornmarkt.
Protesta të tjera janë paralajmëruar edhe në ditët në vijim, përfshirë një tubim nga “Liria ka Emër” në Prishtinë më 1 tetor



