Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim Ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si dhe Drejtorin e komanduar të SHISH-it, Elvis Lila.
Sipas Presidencës, gjatë takimeve Begaj është informuar dhe ka diskutuar me drejtuesit e institucioneve për çështje të aktualitetit.
Takimet vijnë në një periudhë kur çështjet e sigurisë dhe zhvillimet në institucionet ligjzbatuese janë në qendër të vëmendjes publike.


