PDK thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar konferencë të jashtëzakonshme për media.

Sipas njoftimit të PDK-së, konferenca do të mbahet në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke filluar nga ora 11:00.

Partia nuk ka bërë të ditura detaje lidhur me temën për të cilën do të flitet në konferencë.