Altin Krasniqi, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli kanë vizituar familjen e rreshterit Afrim Bunjaku, transmeton IndeksOnline.
Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, derisa ishte në krye të detyrës si pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Vizita e familjarëve të Jakup Krasniqit, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit vjen në ditën kur përkujtohet rënia e Afrim Bunjakut.



